Situatë katastrofike në spitalin al-Shifa në Gaza

Situata brenda spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës është “katastrofike”. Kështu ka thënë një kirurg i cituar nga OJQ-ja Mjekët pa Kufij. “Gjatë orëve të fundit sulmet ndaj spitalit janë intensifikuar në mënyrë dramatike. Stafi ynë raportoi një situatë katastrofike disa orë më parë”, ka shkruar ai.