Osmani takim “kokë më kokë” me shefin e AKI-së

Presidentja e vendit, në vazhdën e takimeve gjatë ditës së sotme, është takuar edhe me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.

Në njoftimin e presidencës shkruan se temë e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Tutje, në njoftim thuhet se drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti, e ka njoftuar presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Kurse vazhdimi i koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend po bëhet për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lexo edhe:
Osmani e pret në takim shefin e EULEX-it, bisedohet për zhvillimet në veri

Ndryshe presidentja e vendit sot ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku është biseduar rreth çështjeve të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.