Sistemi britanik i raketave rrëzon një helikopter rus në Ukrainë

Sistemi më i avancuar i raketave britanike ka rrëzuar një helikopter rus në përdorimin e tij të parë në fushën e betejës në Ukrainë.

Starstreak është një predhë me shpejtësi të lartë që shkatërron objektivat. Helikopteri rus është ndarë në dysh mbi rajonin e Luhanskut.

Burimet brenda Ministrisë Britanike kanë deklaruar për  The Times se sistemi i tyre kundër aeroplanëve është dërguar në Ukrainë një javë më parë. 

Ata besojnë se videoja është origjinale dhe se është arma e tyre e cila ka rrëzuar këtë helikopter.

Britania e Madhe ka ofruar mbështetje ushtrisë ukrainase me armë dhe njëra nga sistemet është edhe anti-tanku i njohur si NLAW i cili është treguar shumë efektiv në ndaljen e përparimit rusë. /Shqip.com