Si Ukraina ashtu edhe Rusia pretendojnë arritjen e sukseseit në luftimet e vazhdueshme në Detin e Zi

(Planet Labs PBC/AP)

Të dy ushtritë ruse dhe ukrainase kanë pretenduar suksese në atë që duket të jetë lufta e vazhdueshme në Detin e Zi, dhe veçanërisht mbi ishullin e gjarpërinjve të pushtuar nga Rusia, shkruan CNN.

Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit Odesa, tha të dielën se një helikopter rus në ishull ishte goditur dhe shkatërruar të shtunën mbrëma. Ushtria publikoi një video me dron që supozohet se tregon sulmin.

Ai tha gjithashtu se një varkë e vogël zbarkimi me një kapacitet prej rreth 80-100 personash ishte eliminuar, si dhe dy varka patrullimi të klasit Raptor.

Bratchuk tha se, sipas informacioneve paraprake, rreth 40 ushtarë rusë ishin vrarë.

Një imazh satelitor nga mëngjesi i së dielës tregoi të paktën një kolonë tymi që ngrihej nga ishulli.

Ministria ruse e Mbrojtjes të dielën dha një version shumë të ndryshëm të ngjarjeve.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se gjatë natës së së shtunës, dy bombardues të tjerë ukrainas Su-24 dhe një helikopter Mi-24 i Forcave Ajrore të Ukrainës u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore mbi ishull.

Të dyja palët raportuan gjithashtu sulme pranë portit të Odesës. Rusët thanë se kishin rrëzuar një dron luftarak Bayraktar-TB2 pranë Odesës, ndërsa ushtria ukrainase tha se kishte kapur dy raketa lundrimi të lëshuara nga aeroplanët rusë.

Bratchuk tha se gjithsej 10 raketa lundrimi ruse ishin gjuajtur në rajonin e Odesa të shtunën. Pista në aeroportin kryesor ishte goditur sërish. Një lagje banimi ishte goditur gjithashtu./Shqip.com