Shtëpia e Bardhë me sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë

Flamuri amerikan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten sanksionet e reja ndaj oligarkëve rusë.

Lista e re e individëve të përshkruar si “miqtë e Putinit dhe anëtarët e familjes së tyre” do të shkëputet nga sistemi financiar i SHBA-së, asetet e tyre në SHBA do të ngrihen dhe pronat e tyre do të bllokohen nga përdorimi, shkruan CNN.

SHBA po sanksionon gjithashtu zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov, të cilin Shtëpia e Bardhë e përshkruan si “një furnizues kryesor i propagandës së Putinit”.

“Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë në të gjithë botën do të punojnë për të identifikuar dhe ngrirë asetet që elitat ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre zotërojnë në juridiksionet tona përkatëse — jahtet e tyre, apartamentet luksoze, paratë dhe përfitimet e tjera të marra në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Individët që do t’i nënshtrohen sanksioneve të bllokimit të plotë janë:

Nikolai Tokarev (së bashku me gruan e tij Galina, vajzën Mayya dhe dy kompanitë e tij luksoze të pasurive të paluajtshme)

Boris Rotenberg (së bashku me gruan e tij Karina, dhe djemtë e tij Roman dhe Boris),

Arkady Rotenberg (së bashku me djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajzën Liliya),

Sergei Chemezov (së bashku me gruan e tij Yekaterina, djalin e tij Stanislav dhe njerkën Anastasiya),

Igor Shuvalov (së bashku me pesë kompanitë e tij, gruan e tij Olga, djalin e tij Evgeny dhe kompaninë e tij dhe avionin, dhe vajzën e tij Maria dhe kompaninë e saj),

Yevgeniy Prigozhin (së bashku me tre kompanitë e tij, gruan e tij Polina, vajzën e tij Lyubov dhe djalin e tij Pavel),

Peskov, sekretari i shtypit i Putinit.

Alisher Usmanov (Super-jahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe i sapo kapur nga aleati ynë Gjermania, dhe avioni i tij privat, një nga avionët më të mëdhenj në pronësi private të Rusisë).

SHBA do të vendosë gjithashtu kufizime vizash për 19 oligarkë dhe 47 anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë.