Shtëpia e Bardh: Ishte e parashikueshme armatosja e energjisë nga Rusia

Rusia ka vendosur të ndërpresë furnizimin me energji për Poloninë dhe Bullgarinë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar masën e marrë nga Rusia për të ndërprerë furnizimin me energji për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, shkruan CNN.

“Për fat të keq ky është lloji i hapit, lloji i furnizimeve me energji pothuajse armatuese, që ishte parashikuar,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit Jen Psaki në një konferencë ditore.

Ajo shtoi se SHBA ka qenë në kontakt me liderët e dy vendeve brenda 24 orëve të fundit. Psaki gjithashtu vuri në dukje se SHBA ka “punuar prej disa kohësh, prej muajsh, me partnerë në mbarë botën për të diversifikuar furnizimet me gaz natyror në Evropë”.

Ajo shtoi se shkëmbimi i të burgosurve më herët sot me Rusinë nuk ishte një tregues i një përparimi më të madh diplomatik.

Lirimi i amerikanit Trevor Reed “nuk e ndryshon qasjen tonë” ndaj luftës në Ukrainë, tha Psaki.

Polonia dhe Bullgaria po furnizohen me gaz nga fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian, pasi Gazprom ndërpreu furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, pasi të dy vendet refuzuan të paguanin gjigantin rus të energjisë në rubla./Shqip.com