Shpërthime në Kiev dhe Lviv

Shpërthime kanë goditur dy qytete të Ukrainës, në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e Lviv.

Krye bashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpërthimet goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.

Ai shtoi se numri i viktimave nuk dihej dhe se ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje, shkruan BBC.

Përveç në Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin e Lvivit, në Ukrainën perëndimore.

Guvernatori, Maksym Kozytskyi, tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.

Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte viktima.

Forcat ruse sulmuan qytetin edhe në fund të marsit, duke goditur objektiva industriale dhe duke plagosur të paktën pesë persona./Shqip.com