Shoqërohet në Polici një person nga Juniku, dyshohet se fotografoi fletëvotimin

Ilustrim

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Junik, pasi që dyshohet se ka fotografuar votën e tij.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se pas intervistimit të tij në Polici, me vendim të prokurorit, ai është liruar pasi që “nuk ka elemente të kryerjes së veprës penale”.

“Policia ka pranuar një informatë se në qendrën e votimit në Junik një votues ka keqpërdorur fletëvotimin, pra fotografuar. Lidhur me rastin Policia e ka shoqëruar personin në fjalë në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.