Shkatërrohet depo e municioneve në Ukrainën qendrore

Pamje nga bombardimet

Teksa bombardimet ruse po vazhdojnë është shkatërruar një depo municioni në bazën ajrore Myrhorod në Ukrainën qendrore.

Një gjë të tillë e bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.

Një luftëtar i forcave ajrore ukrainase MiG-29 dhe një helikopter Mi-8 u shkatërruan gjithashtu në sulmin në bazën në rajonin e Poltava, sipas zëdhënësit të ministrisë Igor Konashenkov.

Guvernatori i rajonit të Poltava, Dmytro Lunin, tha në mediat sociale se dy persona ishin plagosur dhe se në vend u shkaktuan “dëmtime të konsiderueshme”.

Bombardimet po vazhdojnë edhe në pjesën tjetër të Ukrainës, ku të shtunën u raportua për granatimet e rënda të Kharkivit./Shqip.com