Shefi i NATO-s: Sipas inteligjencës sonë njësitë ruse nuk po tërhiqen

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur para gazetarëve në Bruksel.

Ai ka thënë se “sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit.

Stolteberg thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen, por po “rigrupohen”, duke shtuar se NATO pret “veprime sulmuese shtesë”.

“Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit” potencon ai.

Sot – janë bërë 36 ditë qysh nga fillimi i kësaj lufte – por fundi i saj nuk po shihet akom./Shqip.com