SHBA pranon se Ukraina ka “objekte kërkimore biologjike”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuan se Ukraina ka “objekte kërkimore biologjike”.

Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, tha gjithashtu se SHBA-ja është e shqetësuar se ‘objektet e kërkimit’ mund të vihen nën kontrollin e forcave ruse.

“Ukraina ka objekte kërkimore biologjike, të cilat në fakt tani jemi mjaft të shqetësuar se forcat ruse mund të kërkojnë të marrin kontrollin mbi të, kështu që ne po punojmë me ukrainasit që të parandalojnë rënien e këtyre materialeve kërkimore në duart e forcave ruse nëse afrohen”.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka ndërtuar armëve bërthamore ose biologjike, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Britania e Madhe.

Ndërsa këto akuza nga SHBA shihen vetëm si justifikim për pushtimin e Ukrainës./Shqip.com