SHBA njofton paketën e ndihmës ushtarake prej 150 milionë dollarësh

Paketa e fundit e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën , e shpallur nga presidenti Joe Biden të premten, kap vlerën e 150 milionë dollarëve, konfirmoi sekretari i shtetit Antony Blinken.

“Unë kam autorizuar 150 milionë dollarë në armë, pajisje dhe furnizime shtesë amerikane për Ukrainën për të përforcuar mbrojtjen e saj për të kundërshtuar ofensivën e Rusisë në Lindje”, tha Blinken.

Kësti i fundit i ndihmës përfshin 25,000 fishekë artilerie 155 mm, si dhe radarë kundër artilerisë, pajisje bllokimi, pajisje në terren dhe pjesë këmbimi.

Po njoftoj një paketë tjetër ndihme sigurie që do t’i sigurojë Ukrainës municione shtesë artilerie, radarë dhe pajisje të tjera, “tha Biden në një deklaratë, raporton The Guardian.

“Mbështetja e SHBA-së, së bashku me kontributet e aleatëve dhe partnerëve tanë, ka qenë kritike për të ndihmuar Ukrainën të fitojë betejën e Kievit dhe të pengojë synimet e luftës së Putinit në Ukrainë”, shtoi ai.

Me paketën e fundit të ndihmës së sigurisë prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën, ndihma ushtarake e Uashingtonit për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus ka arritur rreth 3.8 miliardë dollarë, tha Blinken.

Sistemet e Howitzer të ofruara nga SHBA kanë kërkuar trajnim për ushtarët ukrainas, me rreth 220 ushtarakë që kanë marrë trajnime dhe 150 të tjerë janë duke u trajnuar, shtoi Kirby.