SHBA ndalon importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Presidenti Biden ka konfirmuar për ndalim të plotë të SHBA-së për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit.

Ai thotë se masa do të thotë se “populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme” udhëheqjes së Putinit, raporton BBC.

“Ne nuk do të jemi pjesë e subvencionimit të luftës së Putinit”, shton Biden.

Pavarësisht shtimit të frikës për rritjen e çmimeve të gazit, masa ka një mbështetje të gjerë politike dypartiake në SHBA.

Flamuri i Rusisë

Çmimet e naftës janë rritur në pritje të njoftimit të Biden – me çmimin e naftës brent, marka ndërkombëtare e naftës, duke u rritur me më shumë se 5%, në 130 dollarë për fuçi.

Lëvizja e SHBA është më e shpejtë sesa në Evropë, e cila është shumë më e varur nga nafta dhe gazi rus.

Më herët Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë kurrë i suksesshëm në marrjen e të gjithë Ukrainës.

“Putini duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare pa marrë parasysh koston. Ai ka kthyer tashmë dy milionë ukrainas në refugjatë. Rusia mund të vazhdojë të shkatërrojë përparimin e saj me një çmim të tmerrshëm, por kjo është tashmë e qartë: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.