SHBA do t’i dërgojë 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dërgojë 800 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar ushtarin Ukrainase.

Njoftimi vjen pas një bisede telefonike midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan, Joe Biden, shkruan BBC.

Biden tha se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje të Ukrainës.

Paketa përfshin gjithashtu helikopterë dhe ato që Biden i quajti “aftësi të reja” si sistemet e artilerisë dhe transportuesit e personelit të blinduar.

Biden ka thënë se armatimi i furnizuar deri më tani ka ndihmuar në sigurimin e dështimit të synimeve fillestare të luftës të Rusisë.

Por, ai shtoi se nuk ishte koha për të pushuar, duke thënë:

“E sigurova Presidentin Zelenskyy se populli amerikan do të vazhdojë të qëndrojë me popullin trim ukrainas”.

Sipas zyrtarëve të lartë të mbrojtjes amerikane deri më tani më shumë se 3 miliardë dollarë janë dhuruar nga SHBA-t për të ndihmuar Ukrainën./Shqip.com