SHBA dhe Britania e Madhe njëzëri: Kosova ka institucione të sigurisë, të reduktohet roli i UNMIK-ut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe përmes përfaqësuesve të tyre në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kanë kërkuar që të redukohet roli i UNMIK-ut në Kosovë.

Sipas tyre, Kosova është në gjendje që të mbaj nën kontroll situatën në vend.

“Propozojmë që edhe raportimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të mos mbahet në periudha të rregullta gjashtë mujore sepse kjo nuk është më e nevojshme”, ka thënë përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshill të Sigurimit.

Pak a shumë, një kërkesë të tillë e ka pasur edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

“Situata në Kosovë ka ndryshuar. Rrjedhimisht edhe roli i UNMIK-ut ka ndryshuar sepse Kosova i ka të konsoliduara institucionet e sigurisë, prandaj kërkesa jonë është që të reduktohet roli i UNMIK-ut atje”, tha përfaqësuesi britanik.

Sipas tij jetike për momentin është normalizimi i raporteve të acaruara mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i raporteve do të bëntë përfitues dy shtetet. Dialogu për targat dhe letërnjoftimet nuk duhet të jetë arsye për të kaluar në destabilitet”, tha ai.