SHBA beson se këshilltarët e Putinit kanë frikë t’i thonë të vërtetën

Pak më herët, përpara se shefi i spiunazhit të Mbretërisë së Bashkuar të jepte vlerësimin e tij për situatën në Ukrainë, pati takime informuese në SHBA – që parashtronin mendime të ngjashme.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes për dështimet e ushtrisë së tij në Ukrainë gjatë muajit të fundit, shkruan BBC.

Ai i quajti vlerësimet “të pakëndshme” sepse një Putin i painformuar mund të rezultojë në një përpjekje “më pak se besnike” për t’i dhënë fund konfliktit përmes negociatave të paqes.

“Tjetër gjë është se ju nuk e dini se si një udhëheqës i tillë do të reagojë ndaj lajmeve të këqija,” tha ai.

Teksa, Kate Bedingfield tha se SHBA-të kishin informacione se Putin “ndihej i mashtruar nga ushtria ruse” dhe kjo kishte rezultuar në “tension të vazhdueshëm midis Putinit dhe udhëheqjes së tij ushtarake”.

Shtëpia e Bardhë – tha se këshilltarët e Putinit janë shumë të frikësuar për t’i thënë atij se sa keq po shkon lufta në Ukrainë dhe nuk po dëgjojnë për ndikimin e plotë të sanksioneve në ekonominë ruse.