Senatorët amerikanë: Bisedime për një forcë shumëkombëshe në Gaza, pas Hamasit
Publikuar:
(02.11.2023 11:23:16)

Bisedimet janë duke u zhvilluar për të krijuar një forcë shumëkombëshe në Gaza pasi Izraeli të zhdukë Hamasin. Dy senatorë amerikanë e kanë konfirmuar këtë. Senatorët demokratë Chris Van Hollen dhe Richard Blumenthal i thanë Politico-s se diplomacia e prapaskenave është në punë për të krijuar një forcë paqeruajtëse në Gaza, megjithëse ka të ngjarë që ajo nuk do të përfshijë trupat amerikane.