Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta do të vazhdojë derisa Rusia të vendosë ti japë fund

(Photo by Andre Luis Alves/Anadolu Agency via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, është i bindur se vetëm Rusia mund ta ndaloj luftën.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa Rusia të vendosë t’i japë fund”, në një intervistë për CNN.

“Lufta nuk do të përfundojë me takime. Lufta do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë – pas një armëpushimi – një mundësi për një politikë serioze. Ne mund t’i bëjmë të gjitha takimet, por kjo nuk është ajo që do t’i japë fund luftës.”

Të martën, Guterres udhëtoi për në Moskë për një takim kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar “propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve” nga zonat e konfliktit, përkatësisht qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Si rezultat, Putin ra dakord për të lejuar OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve nga uzina Azovstal në Mariupol, bastioni i fundit i mbrojtjes ukrainase në qytet.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive të civilëve në Ukrainë, ndërsa përsëriti pretendimet e pabaza se imazhet e trupave në rrugët e Bucha janë “të rreme”.

Dëshmitë e varrezave masive në qytetet Bucha dhe Borodianka kanë vazhduar të shfaqen që nga fillimi i prillit, pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit./Shqip.com