Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për armëpushim në “Javën e Shenjtë”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ofensivën ruse në Ukrainën lindore dhe ka bërë thirrje për një armëpushim katër-ditor për të shënuar Javën e Shenjtë të kishës ortodokse, shkruan BBC.

“Në vend të festimit të jetës së re, kjo Pashkë përkon me një ofensivë ruse në Ukrainën lindore”, tha Guterres.

Teksa, shtoi se “përqendrimi intensiv i forcave dhe fuqisë së zjarrit e bën këtë betejë në mënyrë të pashmangshme më të dhunshme, të përgjakshme dhe shkatërruese.”

Ai bëri thirrje për një “pauzë humanitare” nga e enjtja e shenjtë e ardhshme deri të dielën e Pashkëve, më 24 prill, për të lejuar hapjen e një sërë korridoresh humanitare.

Gutterres po ashtu potencoi se Kombet e Bashkuara janë gati të dërgojnë karvane ndihme humanitare për njerëzit në zonat më të goditura si Mariupol, Kherson, Donetsk dhe Luhansk nga e enjtja deri të dielën.