Scholz: Rruga e shkurtër drejt BE-së për Ukrainën, e padrejtë ndaj Kosovës e Shqipërisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz/ Marrë nga CNN

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, Bashkimi Evropian duhet të fillojë përgatitjet për rindërtimin e Ukrainës duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar Kievin.

Scholz, tha se rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda, shkruan CNN.

“Ne si BE duhet të fillojmë të shtrojmë terrenin për një fond solidariteti të financuar nga kontributet nga BE dhe partnerët e saj,” shtoi ai.

Scholz tha gjithashtu se oferta e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE nuk mund të përshpejtohet pavarësisht pushtimit rus.

“Nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE,” tha Scholz, duke shtuar se blloku duhet të gjejë një mënyrë të shpejtë dhe pragmatike për të ndihmuar Kievin. 

“Një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, që gjithashtu kërkojnë anëtarësim në bllok”, tha ai

Tutjke, ai tha se integrimi i tyre në BE është gjithashtu me “interes strategjik”, duke iu referuar ndikimit të “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë Rusinë.