Sadiku: Kur serbët janë mirë, ne e kemi më të lehtë të jetojmë

Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën u betuan asamblistë të rinj të cilët do të vijnë nga Iniciativa Qytetare.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku.

“Qytetari serb, qytetari i thjeshtë është mbi politikanin. Armëpushimi nuk mbahet nga lista serbe as nga policia, as nga askush, por nga qytetarët që mbrojnë familjet e tyre dhe nuk shkaktojnë probleme. Ky është test i demokracisë dhe besoj se do ta kalojmë me sukses këtë test”, ka thënë Skender Sadiku.

Serbët në këtë pjesë të Kosovës për të pestën ditë kanë vendosur barrikada në rrugët kryesore, ndërsa Policia e Kosovës ka mbyllur Jarinjen dhe Bërnjakun. 

Po ashtu edhe Shkollat ​​dhe objektet e hotelierisë u mbyllën, dhe në Mitrovicën e Veriut, edhe para barrikadave, u vendosën njësi të përforcuara policore nga rajoni në mbarë Kosovën.

“Jemi lodhur duke përmendur barrikadat!”, tha Sadiku.

Duke apeluar për qetësimin e tensioneve, duke bërë thirrje për bashkëjetesë dhe bashkëpunim, ai theksoi se problemet e komuniteteve pakicë janë edhe më serioze nëse vetë komuniteti shumicë – serb ka probleme, raporton Koosev.