Sa luftëtarë ukrainas janë larguar nga Mariupoli?

Beteja për qytetin port të shkatërruar jugor të Mariupolit duket se ka përfunduar. 

Mbrojtësit e fundit ukrainas të qytetit, të cilët ishin të ngujuar në fabrikën e çelikut Azovstal, po evakuohen nga vendi. Por sa kanë arritur të largohen deri më tani?

Të hënën, më shumë se 260 luftëtarë, shumë të plagosur rëndë, u evakuuan në zonat e mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Rusia, shkruan BBC.

Të martën, shtatë autobusë të tjerë u panë duke u larguar nga vendi, raporton Reuters, me autokolona duke mbërritur në Olenivka, një fshat i mbajtur nga rebelët pro-rusë në lindje. Nuk kemi pasur asnjë shifër as nga Rusia dhe as nga Ukraina se sa njerëz ishin në bordin e këtyre shtatë autobusëve.

Kishte qindra mbrojtës ukrainas në zonën e madhe Azovstal, të përbërë nga marinsat dhe Garda Kombëtare, duke përfshirë luftëtarë nga regjimenti Azov. Kishte gjithashtu polici, roje kufitare dhe njësi të mbrojtjes territoriale.

Nuk është e qartë se sa mund të mbeten ende të bllokuar brenda fabrikës industriale. Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se Kievi e di numrin, por theksoi se ky ishte “informacion i ndjeshëm”.