Rusia vazhdon përpjekjet për të kapur Azovstalin – ushtarët ukrainas

Siç kemi raportuar, fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është sërish nën zjarr të fortë pas evakuimeve të civilëve javën e kaluar.

Luftëtarët nga batalioni Azov mbeten të bllokuar brenda ndërsa vazhdojnë të mbrojnë kontrollin e fundit ushtarak të qytetit të shkatërruar, raporton BBC.

Detashmenti Mariupol i batalionit tha në rrjetin social “Telegram” se më shumë se 34 fluturime ruse, nga të cilat tetë ishin bombardues strategjikë, kishin arritur në Azovstal në 24 orët e fundit.

Përpjekjet ushtarake ruse, thanë ata, kanë vazhduar “të kryejnë sulme të përditshme” në uzinë.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 76-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti./Shqip.com