Rusia: Ukraina nuk i është përgjigjur propozimit për paqe

Rusia nuk ka marrë ende një përgjigje nga Ukraina në lidhje me propozimet e saj të fundit për një marrëveshje të mundshme paqeje.

Sipas, zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, pala ruse nuk ka marr përgjigje nga Ukraina, shkruan BBC.

“Që nga mëngjesi i sotëm, në kohën e përgatitjes për konferencën, pala ruse nuk ka marrë një përgjigje”, tha ajo.

Të dyja palët u takuan për bisedimet e paqes në Stamboll një muaj më parë, por nuk ka pasur asnjë përparim të rëndësishëm që atëherë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bisedimet e paqes do të vazhdojnë me Rusinë, pavarësisht se e akuzon Moskën për krime lufte dhe gjenocid./Shqip.com