Rusia sanksionon Kryeministrit britanik, Boris Johnson

Kryeministrit britanik, Boris Johnson, i është ndaluar hyrja në Rusi për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Britanisë së Madhe ndaj luftës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ish-kryeministrja, Theresa May, dhe ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ishin midis 13 anëtarëve të qeverisë britanike dhe politikanëve të ndaluar të hynin në vend, shkruan BBC.

Masat u morën “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, veçanërisht vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria ruse në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.

Rusia tashmë ka ndaluar hyrjen në vend të presidentit amerikan, Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë amerikanë./Shqip.com