Rusia pretendon se ka vrarë 300 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih – qytetin e origjinës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 “nacionalistë” [ushtarë ukrainas], shkruan BBC.

Ai gjithashtu pretendon se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.

“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u shkatërruan më shumë se 300 nacionalistë dhe deri në 50 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Po ashtu të dielën, Guvernatori i rajonit të Luhanskut ka akuzuar Rusinë për shkatërrimin sistematik të qytetit të Severodonetsk dhe banorëve të tij./Shqip.com