Rusia paralajmëron shkurtime të furnizimeve me gaz – nëse pagesat nuk kryhen me rubla

Rusia ka kërcënuar vendet perëndimore se nuk do t’i furnizojë me gaz natyror nëse pagesat nuk kryen me rubla.

Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që thotë se blerësit “duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse” nga e premtja, raporton “BBC“.

“Askush nuk na shet asgjë falas dhe ne nuk do të bëjmë bamirësi – domethënë, kontratat ekzistuese do të ndërpriten,” tha presidenti rus.

Dekreti i tij nënkupton që blerësit e huaj të gazit rus do të duhet të hapin një llogari në Gazprombank të Rusisë dhe të transferojnë euro ose dollarë amerikanë në të.

Gazprombank – akoma e pasanskionuar – më pas do ta konvertonte këto mjete në rubla, të cilat më pas do të përdoren për të bërë pagesën për gazin.

Gazprom Bank, e vetmja që iu shpëtoi sanksioneve perëndimore

Kërkesa e Putinit po shihet si një përpjekje për të rritur rublën, e cila është goditur nga sanksionet perëndimore.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se kompanitë gjermane do të vazhdojnë të paguajnë për gazin rus duke përdorur euro siç përcaktohet në kontrata.

Kurse, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk po planifikonte që të paguante për gazin rus në rubla.

Gazsjellësi Nord Stream 1 u përurua pak më shumë se një dekadë më parë midis Rusisë dhe Gjermanisë

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, vendet perëndimore kanë lëshuar sanksione ekonomike dhe tregtare ndaj Rusisë, por Bashkimi Evropian nuk ka vendosur ndalime për naftën ose gazin, ndryshe nga SHBA-ja dhe Kanadaja, pasi vendet anëtare të saj mbështeten shumë tek ajo.

BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.

Ndërkohë, Rusia aktualisht merr 400 milionë euro në ditë nga shitja e gazit në bllok.