Rusia kërkon ndikim afatgjatë në Kherson, thotë ushtria britanike

Në konferencën e saj të fundit ditore, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se Rusia ka për qëllim të ushtrojë “ndikim të fortë politik dhe ekonomik” në Kherson.

“Qyteti jugor ukrainas u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit dhe do të ndihmojë Rusinë të përmirësojë kontrollin e saj mbi Krimenë, së bashku me shtytjen e saj ushtarake në veri dhe perëndim” shkroi Ministria e Mbrojtjes, në një postim në Twitter.

Teksa, nga sot, në një përpjekje për të forcuar kontrollin e saj në rajon, Rusia po prezanton një tranzicion të monedhës katër-mujore nga hryvnia ukrainase në rubla ruse.