Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Ushtarë ukrainas

Rusia dhe Ukraina thonë se kanë kryer shkëmbimin e parë të ushtarëve të kapur që nga fillimi i luftës një muaj më parë.

Dhjetë ushtarë ukrainas u shkëmbyen me 10 ushtarë rusë, thanë zyrtarët, shkruan BBC.

Në një shkëmbim të veçantë, 11 marinarë civilë rusë, të cilët ishin shpëtuar nga një anije që u mbyt në Odesa, u shkëmbyen me 19 detarë ukrainas nga një anije e kapur nga rusët, ndërsa po përpiqeshin të kapnin ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi në fillim të luftës.

Vetë anija po kthehej në Ukrainë nëpërmjet një porti në Turqi.

Në fillim të kësaj jave Rusia dhe Ukraina thanë se kishin shkëmbyer nëntë të burgosur rusë për kryebashkiakun e Melitopol, një qytet në Ukrainën juglindore që është kapur nga ushtria ruse./Shqip.com