Rusia bombardon periferinë e Kievit

Bombardimi i Rusisë në kryeqytetin e Kievit ka vazhduar edhe të dielën.

Periferia e Kievit, Brovary, u sulmua me raketa të dielën në mëngjes, sipas kryebashkiakut të saj, Ihor Sapozhko.

Sapozhko tha se objektet e infrastrukturës janë dëmtuar dhe se është e mundur që të ketë ndërprerje në furnizimin me energji dhe ujë.

Forcat ruse kanë goditur objektiva në kryeqytetin ukrainas dhe rajonin përreth tij gjatë tre ditëve të fundit, pas një qetësie në sulmet rreth qytetit.

Gjatë ditës së shtunë për shkak të bombardimeve në qytetin e Kievit nga forcat ruse, të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në kryeqytet.

Ushtria ruse paralajmëroi të mërkurën se do të godiste “qendrat vendimmarrëse” të Ukrainës, përfshirë ato në kryeqytetin e Ukrainës.

Derisa, të shtunën u sulmua edhe qyteti i Lviv./Shqip.com