Rusia: Bombardimet e fundit në Ukrainë kanë vrarë 120 ushtarë

Bombardimet ruse në pjesën lindore të Ukrainës janë intensifikuar, ku raportohet se janë vrarë 120 ushtarë ukrainas.

Rusia thotë se sulmet me raketa kanë shënjestruar depot e municioneve dhe karburantit në Ukrainën lindore, shkruan CNN.

Katër objektiva të tillë u goditën pranë qyteteve Barvenkovo, Pokrovskoe, Vozdvizhenka dhe Berezovoe, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Në sulme të tjera me raketa dhe avionë, forcat ruse goditën 10 lokacione ku strehoheshin trupa dhe pajisje ukrainase, tha ministria, duke vrarë deri në 120 ushtarë dhe duke shkatërruar katër tanke dhe gjashtë automjete të tjera të blinduara.

Njësitë e artilerisë ruse kryen 389 misione gjuajtjeje gjatë natës, duke synuar midis vendeve të tjera 35 poste komandimi, 33 pozicione artilerie dhe 15 depo armësh dhe municionesh raketa-artilerie, shtoi ministria.

Tetëmbëdhjetë dronë ukrainas u rrëzuan, mes tyre tre Bayraktar TB-2, një dron i armatosur i projektuar nga Turqia që është përdorur me efekte të konsiderueshme nga ushtria ukrainase kundër objektivave ruse. 

Sipas ministrisë, Rusia ka shkatërruar 142 avionë ukrainas dhe 112 helikopterë, 658 dronë, 279 sisteme raketore kundërajrore, 2656 tanke dhe automjete të tjera të blinduara luftarake, 307 sisteme raketash të shumta lëshuese dhe 1189 artileri fushore dhe raketa lëshuese në total, sipas ministrisë./Shqip.com