Rusia ankohet për përdorimin e dronëve turq nga Ukraina

REUTERS

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po përdor dronët e prodhuar në Turqi.

Duke folur në një konferencë për media të premten, një zyrtar turk tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve Baykar Technologies është një kompani private dhe blerja e pajisjeve nga Ukraina kishte përfunduar para luftës.

Sipas CNN, zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre. 

Javën e kaluar, CNN fitoi akses të rrallë në objektin e prodhimit Baykar në Turqi për një intervistë ekskluzive me shefin e saj të teknologjisë, Selcuk Bayraktar.

Bayraktar, i cili është gjithashtu dhëndër i presidentit turk Rexhep, Tajip Erdogan, tha se droni “po bënte atë që ishte projektuar për të bërë dhe përmirësuar për të bërë”.

Vendet e ndryshme të botë vazhdojnë t’i dërgojnë ndihma Ukrainës.

Vetëm këtë javë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se do të dërgojë 10 dronë super të fuqishëm Switchblade dhe 600 kamikaze në Ukrainë, si pjesë e një pakete ndihme ushtarake të sapo-zbuluar prej 300 milionë dollarësh./Shqip.com