Rrëzohet avioni ushtarak i Ukrainës në jug të vendit, ka viktima

Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës.

Sipas njoftimit të bërë nga autoritetet lokale, ka edhe viktima, raporton “BBC”.

Avioni i tipit AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në qarkun Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, administrata ushtarake rajonale e këtij qyteti.

“Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë”, shtuan autoritetet.

Detaje të tjera pritet të ipen gjatë orëve në vazhdim.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 58-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.