Rreth 1000 civilë janë strehuar në uzinën e rrethuar të Mariupolit në Azovstal

Marrë nga CNN

Civilët, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, po strehohen brenda fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal në portin ukrainas të rrethuar të Mariupolit.

Shefi i policisë Myhailo Vershynin, të Mariupolit, tha se rreth 1000 njerëz në total janë të strehuar atje dhe se rezervat e ushqimit mund të mbaronin shpejt, shkruan CNN.

“Këtu mbrojtësit janë të vetëdijshëm se cili mund të jetë fati i tyre, por askush nuk do të dorëzohet. Dje rusët na ofruan një “korridor”, donin që ne të largoheshim pa armë, përmes pikave të filtrimit, dhe më pas dorëzohu.”

Vershynin e përshkroi situatën në uzinën Azovstal, ku civilët janë strehuar nga bombardimet e rënda, si shumë të rëndë.

“Civilët kanë krijuar jetën e tyre atje, kanë siguruar veten me ushqim dhe ujë,” tha ai.

“Ushtria ndihmonte ndonjëherë. Këta njerëz nuk donin dhe nuk duan të dalin… Ata ishin të vetëdijshëm se kishin më shumë shanse të qëndronin gjallë këtu. Por kjo ishte deri në momentin kur Federata Ruse filloi të kërcënonte të përdorte sulmet ajrore”.

Vershinyn konfirmoi se qyteti është mbyllur nga rusët, por shtoi se hyrja në qytet mund të jetë e hapur në bregun e majtë në lindje të qytetit. Por ai shtoi se rruga që lidh Mariupolin nga Zaporizhzhia dhe Berdiansk u bllokua për shkak të luftimeve shumë serioze.