Rezultatet momentale në komunat me shumicë serbe

Rezultatet në komunat me shumicë serbe

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka filluar të i publikojë rezultatet nga votat e numëruara deri më tani.

Në Graçanicë, deri më tani kanë janë numëruar 13 për qind e votave, pra katër nga 30 vendvotime, shkruan Shqip.com.

Deri më tani, është duke prirë Ljiljana Subaric me 83.12 për qind, ndërsa në vendin e dytë është Branimir Stojanovic me 16 për qind.

Në Ranillugë, janë numëruar gjashtë nga dhjetë kutitë e votimit, pra 60 për qind të votave, dhe i vetmi kandidat në këtë komunë është Katarina Ristic Ilic.

Në Leposavic, janë numëruar 20 për qind e votave, ose pesë nga 25 vendvotime.

Duke prirë është Zoran Todic me 98 për qind të votave, kurse në vend të dytë është Shaqir Hetemi nga PDK me 1.56 për qind.

Në Noverbë janë numëruar tetë nga 22 vendvotime, ose 36 për qind e votave.

Në këtë komunë në vend të parë është Sasa Milosevic me 66 për qind.

Në komunën e Shtërpces, janë numëruar tre nga 18 vendvotime, ose 16 për qind e votave dhe në vend të parë është Dalibor Jevtic me 55 për qind.

Garë interesante është zhvilluar edhe në Mitrovicë të Veriut, ku janë numëruar 43 për qind e votave, ose dhjetë nga 23 vendvotime.

Në vend të parë ëhstë Milan Radojevic me 86 për qind, kurse Erden Atiq është i dyti me 13 për qind.

Në Partesh, janë numëruar 54 për qind e votave, kurse në vend të parë është Dragan Pertkevic me 73 për qind.

Në vendin e dytë është Nenad Cventkovic, kurse në vend të tretë është Jugosalv Jovanovic.

Në Zveqan janë numëruar vetëm tetë për qind e votave, apo vetëm një nga 12 vendvotime.

Në këtë komunë është duke prirë Sladjana Pantovc me 52 për qind, kurse në vendin e dytë është Dragisa Milovic me 47 për qind.