Rezultatet fillestare për Pejën – prin bindshëm Muhaxheri
Publikuar:
(17.10.2021 20:53:48)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për zgjedhjet lokale të mbajtura sot dhe sipas rezultateve fillestare, në Komunën e Pejës, edhe për një mandat pritet të udhëheqë Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar aktual.
Sipas rezultateve fillestare, Muhaxheri ka marrë 59.85% të votave.
Ndërsa, i dyti është Gazmend Agusholli i Lëvizjes Vetëvendosje me 21.35%.
Në vendin e tretë është Rrustem Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 17.95% të votave.
Në këtë komunë deri tani janë numëruar mbi 40 mijë vota apo 36.91.