Rezultatet e para për Lipjanin: Imri Ahmeti prin me mbi 50%

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për zgjedhjet lokale të mbajtura sot dhe sipas rezultateve fillestare, në Komunën e Lipjanit, edhe për një mandat pritet të udhëheqë Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar aktual.

Sipas rezultateve fillestare, Ahmeti ka marrë 55.14% të votave.

Ndërsa, i dyti është Adnan Rrustem i Lëvizjes Vetëvendosje me 22,66%.

Në vendin e tretë është Hyzer Rizani i Partisë Demokratike të Kosovës me 19.67% të votave.

Në këtë komunë deri tani janë numëruar mbi tetë mijë vota apo 13.41 për qind.