Rezultatet e para e nxjerrin fituese PDK-në në Dragash

Komuna e Dragashit

Shaban Shabani – kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, po prin në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në të dhënat e KQZ-së, Shabani i PDK-së ka lënë në vend të dytë Bexhet Xheladinin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në 85 për qind të votave të numëruara.

Me rreth një mijë vota më shumë, PDK është afër fitores në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve.

Komuna e Dragashit ka shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku Xheladini fitoi 34.87 për qind të votave ndërsa Shabani shkoi në këtë garë me 33.72 për qind.