Raundi i dytë i bisedimeve përfundon “pa ndonjë përparim”

Raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë ka përfunduar pa ndonjë përparim, ka njoftuar negociatori ukrainas

Mykhailo Podolyak, negociator ukrainas tha të enjten se raundi i dytë i bisedimeve me Rusinë ka përfunduar, por nuk ka dhënë asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, shkruan CNN.

“Rundi i dytë i negociatave ka përfunduar. Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari në një postim në Twitter.