Raportohet se Franca ka kushtëzuar vizat për Kosovën, reagon Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës – Duda Balje

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas raportimeve që Franca ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Balje ka shprehur nervozizmin e saj për kushtet e vazhdueshme që vijnë nga shtetet të Bashkimit Evropian.

 “Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

Ndryshe, Në mbledhjen e mbyllur të Këshillit të Bashkimit Evropian është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Siç ka kuptuar REL, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë, zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.