Rama dhe Abazoviq nisen për në Kiev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dritan Zbazoviq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Dritan Zbazoviq janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë duke udhëtuar për në Kiev me ftesën e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar Rama.

Të dy kryeministrat do të udhëtojnë bashkë për në kryeqytetin ukrainas, ku Rusia ka filluar luftën më shumë se 100 ditë më parë.