Raketat ruse godasin shtëpinë e kulturës në Kharkiv (VIDEO)

Agresioni rus në Ukrainë po vazhdon edhe në ditën e 86-të të luftës.

Së fundmi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se raketat ruse kanë goditur edhe një objekt të kulturës, i cili sipas tij, ishte i sapondërtuar.

“Rajoni i Kharkivit. Qyteti i Vreshtarisë. Goditje me raketa ruse në shtëpinë e kulturës së sapo rindërtuar. Shtatë viktima, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se  okupatorët kanë identifikuar kulturën, arsimin dhe njerëzimin si armiq të tyre.

Po ashtu, Zelensky ka njoftuar se rajoni lindor i Donbasit të Ukrainës është “shkatërruar plotësisht” dhe jeta atje ishte “ferr”.

Ndërkaq, ushtria e Ukrainës thotë se ushtria ruse po përparon në rajonin lindor të Luhansk , me luftime intensive të raportuara rreth Lysychansk dhe Severodonetsk./Shqip.com