Rajoni i pushtuar nga Rusia, Khersoni mbylli kufijtë për zonat e tjera ukrainase

Photo by ANDREY BORODULIN/AFP via Getty Images

Rajoni i pushtuar nga Rusia, Khersoni ka mbyllur kufijtë e tij për zonat përreth ukrainase.

Një gjë të tillë e ka pretenduar media shtetërore RIA-Novosti, të cilët cituan Kirill Stremousov, nënkryetar i administratës së instaluar nga Rusia në Kherson, shkruan CNN.

“Kufiri tani është i mbyllur për arsye sigurie … ne nuk këshillojmë fare udhëtimin në Ukrainë, pavarësisht nga preteksti,” tha Stremousov sipas RIA.

Kalimet kufitare të Khersonit me rajonet ukrainase të Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk janë të mbyllura, ndërsa udhëtimi nga Kherson në Krime ose zonat e kontrolluara nga Rusia të Zaporizhzhia mbetet i mundur, shtoi Stremousov.

Pothuajse i gjithë Kherson – i vendosur në Ukrainën jugore – është pushtuar nga Rusia që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

Pikat e daljes nga Kherson janë bllokuar jozyrtarisht për javë të tëra, sipas zyrtarëve ukrainas, të cilët pretendojnë se kushdo që dëshiron të largohet nga zona është dërguar në Krime.

CNN ka folur gjatë me dhjetëra familje ukrainase për udhëtimet e tyre të vështira brenda dhe jashtë rajonit.

Përpjekjet e administratës së instaluar nga Rusia në Kherson për të instaluar baza ushtarake dhe për të çuar përpara një referendum për ta bërë rajonin një “Republikë” – duke pasqyruar shtetet e tjera separatiste në Ukrainën lindore – janë në vazhdim./Shqip.com