Qytetet të cilat votojnë sot

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

21 komuna do të votojnë sot, ndërkaq 17 punën  e kanë kryer në tetor duke zgjedhur kryetarin pa balotazh.

Katër qytetet e mëdha ku do të votohet janë Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Gjakova.

Po ashtu do të votohet edhe në komuna si Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Më 17 tetor, Mitrovica, Peja dhe Ferizaj ia dhanë mandatit Bedri Hamës, Gazmend Muhaxherit dhe Agim Aliut që në raundin e parë.

Po ashtu edhe komunat me shumicë vendosën që kryetarin ta zgjedhin pa balotazh.