Që nga fillimi i pushtimit 3 mijë ushtarë Ukrainas kanë vdekur.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka konfirmuar se edhe rreth 10 mijë të tjerë janë lënduar, shkruan BBC.

Ai dha përditësimin duke thënë se midis 2,500 dhe 3,000 persona kanë vdekur në një intervistë me CNN, në të cilën ai paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e sulmit të mundshëm bërthamor rus, siç raportuam më herët .

Një muaj më parë, Zelensky vlerësoi se rreth 1,300 trupa ukrainase kishin vdekur, por në të dyja rastet, ai pretendoi se shumë më tepër ushtarë rusë ishin vrarë./Shqip.com