Putin: Ukraina do të çarmatoset kurse ata të cilët kanë kryer krime ndaj rusëve do të arrestohen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në adresimin e tij ka numëruar arsyet për pushtimin e Ukrainës.

Ai ka thënë se operacioni ushtarak ka për qëllim mbrojtjen e banorëve rusë të cilët jetojnë në këtë shtet të cilët po rrezikohen nga gjenocidi i cili është i planifikuar nga regjimi politik i Kievit.

Putini është zotuar se do e çarmatos Ukrainën dhe se do të zhvillojë një fushatë të arrestimeve ndaj atyre të cilët kanë kryer krime ndaj popullatës ruse.

Ka shtuar se kërkesa për ndihmë ka ardhur nga populli rus i cili jeton në Donbas.

“Populli i Republikës së Donbasit kanë kërkuar ndihmë nga Rusia. Unë kam vendosur që të zhvillojë një operacion special ushtarak. Qëllimi është mbrojta e qytetarëve të cilët kanë qenë subjekt i torturave dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për 8 vite më radhe”

“Për të bërë këtë ne duhet ta demilitarizojmë Ukrainën dhe do t’i ndjekim ata të cilët kanë kryer masakra ndaj shtetasve rusë”, ka thënë ai.

Ndryshe në territoret e Ukrainës janë duke u zhvilluar luftime ndërmjet ushtrisë rusë dhe asaj ukrainase.

Raportohet edhe për civilë të vrarë dhe objekte të dëmtuara. /Shqip.com