Putin thotë se sanksionet kundër Rusisë po “provokojnë” krizën globale

Vladimir Putin/ Marrë nga CNN

Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë.

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin, vendosjen e këtyre sanksioneve po e sheh si “provokim” i krizës globale.

“Autorët e tyre, të udhëhequr nga ambiciet politike dritëshkurtër, të fryra, rusofobia, goditën në një masë më të madhe interesat e tyre kombëtare, ekonomitë e tyre, mirëqenien e qytetarëve të tyre. Ne e shohim këtë, para së gjithash, në një rritje të mprehtë të inflacionit. në Evropë”, tha Putin.

Sipas liderit rus, vazhdimi i “obsesionit ndaj sanksioneve” të Perëndimit do të çojë në mënyrë të pashmangshme në “pasojat më të vështira, të pazgjidhshme” për Bashkimin Evropian, si dhe për vendet më të varfra në botë, shkruan CNN.

“Faji për këtë është tërësisht i elitave të vendeve perëndimore, të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës për të ruajtur dominimin e tyre global”, tha ai.

Putin shtoi se Rusia po përballet me sfidat e jashtme të provokuara nga sanksionet perëndimore dhe inflacioni në vend po ngadalësohet.