Putin thotë që nuk e ka ndërmend të shpallë gjendje ushtarake në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Putin thotë se nuk ka ndërmend ta pezullojë ligjin civil me atë ushtarak ose të shpallë gjendje ku ushtria do ta merrte kontrollin e qeverisë në Rusi, raporton BBC.

Në një takim me shoqëruesit e luftimeve që punojnë për Aeroflot, i shfaqur në televizionin kombëtar, presidenti rus tha se hapi do të ndërmerrej vetëm në “raste të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”.

 “Por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do ta kemi”, tha ai.

Ka pasur zëra se Putini po planifikonte të shpallte gjendjen ushtarake.

Ai tha se ka gjendje të tjera të veçanta emergjente që mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi të jashtëm në shkallë të gjerë” – por se ai nuk ka plane t’i prezantojë as ato.