Putin: Perëndimi shënoi autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, i quajti si “autogol”.

Ai tha se kjo ka çuar në një përkeqësim të ekonomisë në Perëndim.

Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar, shkruan BBC.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Gjithashtu, Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes video-lidhjes se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë dhe likuiditetin në kushtet e kontraktimit të aktivitetit kreditues edhe pse ulja e normave të bankës qendrore do ta bëjë kreditimin më të lirë.

Pushtimi rus në Ukrainë, ka bërë që shumë vende të tërhiqen nga Rusia, duke vendosur kështu sanksione në të gjitha fushat.