Putin jetën e një ushtari rus e vlerëson 7 milionë rubla

7 milionë rubla. Kaq vlen jeta e një ushtari rus që po lufton në Ukrainë sipas presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

 Kreu i Federatës Rusë ka vendosur që t’iu jap nga 7 milionë rubla familjarëve të ushtarëve që janë vrarë në Ukrainë. 7 milionë rubla, me devalvimin që po e pëson nga sanskionet, i afrohet shifrës së 60 mijë dollarëve.

Putin duke folur para qytetarëve rus në televizion ka thënë se ushtarët që kanë vdekur në Ukrainë do të paguhen nga 7 milionë rubla.

Në të njëjtën kohë, Putin shtoi se ai ende i konsideron rusët dhe ukrainasit “një popull”, pavarësisht se ndaj tyre po bën krim duke i bombarduar.